Papadhima votoi pro Veliajt, reagon PR: Distancohemi nga ky akt

Nov 23, 2017 | 22:20
SHPËRNDAJE

Partia Republikane ka reaguar pas votës pro të këshilltarit të saj Ferdinamd Papadhima në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku u miratua projekti për mbjelljen e pishave të buta në autostradën Tiranë-Durrës. PR shprehet se distancohet nga ky akt, ndërsa thote se vota ishte rrejdhojë e një qëndrimi personal të këshilltarit Ferdinamd Papadhima. Sipas PR, ai nuk është anëtar dhe as i zgjedhur në forumet politike të kësaj force politike.

“PR distancohet nga akti i votimit te këshilltarit F.Papadhima duke deklaruar se ky votim është rrjedhoje e një qëndrimi personal te këtij këshilltari, i cili edhe pse ne vitin 2015 është propozuar dhe zgjedhur si kandidat i PR ai nuk ka qenë asnjëherë dhe aktualisht nuk është as anëtar dhe as i zgjedhur ne forumet politike te PR-se”- thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura