Papa Françesku në gusht viziton Irlandën, vizita e parë pas 40 vjetësh

Mar 21, 2018 | 14:22
SHPËRNDAJE

Papa Françesku në gusht të këtij viti do të vizitojë Irlandën. Vizita mund te quhet historike, pasi është hera e parë në 40 vjet që ky shtet vizitohet nga një Papë.

papa

Ai do të mbërrijë në Dublin, në qytetin ku do të mbahet “Mbledhja Botërore e Familjes”, një event ndërkombëtar Katolik, që zhvillohet një herë në tre vjet.

Papa i fundit që ka vizituar Republikën e Irlandës ka qenë Papa John Paul II, vizite ne te cilen u mblodhën më shumë se 2.5 milion persona, më shumë se gjysma e popullsisë së këtij vendi në vitin 1979.

Lajmërimi për ardhjen e Papës në Republikën e Irlandës, është pritur shumë mirë nga njerëzit dhe nga kryeministri irlandez Leo Varadakar i cili tha se “edhe pse nuk është një vizitë formale shtetërore do të jetë një ngjarje e madh për Irlandën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura