Panuçi: Duam Europianin, Maldini më dha leksion

Aug 31, 2018 | 9:37
SHPËRNDAJE

Kristian Panuçi i thur elozhe De Biazit për skuadrën që i la në dispozicion dhe është i bindur se skuadra e tij do të luftojë për Europianin. Në një intervistë për “Gazzetta dello sport”, trajneri i Shqipërisë rrëfen edhe disa nga sekretet e karrierës së tij, ku tregon se cili është leksioni më i madh që i ka dhënë Paolo Maldini.

Panuci

Milan dhe Roma, çfarë ndjesish ju vijnë ndërmend tani, duke e nisur që nga Milano?

Ishte fati im. Mbërrita 20 vjeç në Milanelo dhe gjeta një grup shokësh të jashtëzakonshëm, që më ndryshuan mentalitetin. Milani do të thotë titull, Champions, parfum Europe, kulturë sportive dhe edukim futbollistik. Njerëz si Tasoti, Maldini, Barezi dhe Donadoni më bënë të kuptoja rrugën e duhur.

Kjo është një gjë që e thonë të gjithë ata që kanë shkelur në Milanelo, por ju duhet të na jepni një shembull konkret…

Sigurisht. Është shumë e thjeshtë: kishim stërvitje në dhjetë e gjysmë dhe unë paraqitem në stërvitje në 10 fiks. Pashë Barezin që kishte nisur punën që në orën 09:30… Mendova se kisha ngatërruar orar, por ai moment më bëri të kuptoj se aty kishte një bërthamë lojtarësh të papërsëritshëm, që punonin aq shumë sa të vinin në vështirësi nëse nuk bëje si ata.

 

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura