Pamjet e rrugës bosh nga mbikalimi i Kasharit, drejtori i Rrugores jep detajet: Çfarë ndodhi me shoferët që nuk kishin akreditim

Mar 13, 2020 | 10:04
SHPËRNDAJE

rrugor

Këto që shihni në videon më poshtë janë pamjet e autostradës Tiranë-Durrës në mbikalimin e Kasharit, nga ku drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti dha detaje sa i takon qarkullimit sot të mjeteve, pas urdhrit të qeverisë për ndalimin e automjeteve nga Durrësi në Tiranë e anasjelltas.

“Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, gjithë shërbimet policisë janë të angazhuara për bllokimim e të gjitha mjeteve private përvec atyre të emergjencës, e mjetet e transportit të mallrave, sic po e shihni, policia është prezente duke monitoruar dhe duke kontrolluar cdo lloj mjeti në drejtim të rinasit dhe në drejtim të Durrësit

Aktualisht kemi konstatuar njerëz me biletat e të afërmëve të tyre duke i marrë dhe duke i cuar në drejtim të Rinasit . Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, segmentet janë të lira”.

Personat që janë ndaluar kanë qenë të gjithë të pajisur me akreditimin?

“Pjesa më e madhe të akredituar, një pjesë e vogël të pa pajisur duke pasur urgjenca dhe transportin e njerëzve familjarë, kur s’kanë pasur emergjenca është bërë shoqërimi në komisariate edhe i automjeteve për verifikimin e saktë dhe do operohet edhe me gjobë sipas Kodit Rrugor për shkeljen e gjithë asaj cfarë është thënë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura