Pamjet e frikshme/ I riu ‘fluturon’ në ajër, pasi e përplasi makina

Sep 19, 2017 | 13:43
SHPËRNDAJE

Një aksident i frikshëm ka ndodhur vetëm dy ditë më parë pranë një karburanti në Fushë-Bulqizë. Në video duket momeneti kur një i ri kalon rrugën dhe tenton të kthehet sërish pas me motorin e tij. Në një moment “mbin nga hiçi” një automjet me shpejtësi i cili e merr përpara dhe e fluturon në ajër.

Në pamjet e siguruara nga JOQ.al mund të shihen momentet tmerruese. Pasi ka “fluturuar” të riun, makina përplaset me karburantin. Raportohet se fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur pasoja të rënda. Personat e përfshirë në të kanë marrë vetëm lëndime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura