Pamje që të copëtojnë zemrën, si i vrasin gomerët mizorisht për t’u marrë lëkurën

Nov 23, 2017 | 12:04
SHPËRNDAJE

Disa pamje të rënda ku shihet sesi i vrasin barbarish qindra gomerë për t’u marrë më pas lëkurën, është duke tronditur të gjithë shoqërinë.

Videoja e xhiruar në një fermë në Kinë tregon momentet e tmerrshme kur disa burra e godasin kafshën në kokë më një hekur në formë leve, deri sa gomari të bjerë në tokë e më pas e çajnë dhe e lënë deri sa të ngordhë.469F204400000578-5110061-Horrific_footage_shows_defenceless_donkeys_being_brutally_slaugh-a-1_1511414172452

Kjo është një metodë e njohur në Kinë, pasi me lëkurën e gomarit kinezët prodhojnë një lloj ilaçi të quajtur “ejiao”, i cili thuhet se ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, dhe në vit vriten e theren më shumë se 11 milion gomerë të cilët importohen më së shumti nga Australia.

Pas këtyre pamjeve, ka reaguar edhe shoqata për të drejtën e kafshëve, “PETA” e cila ndër të tjera kërkon që mos të importohen më gomerë në Kinë.

Burimi: Daily Mail

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura