Pakti mes PS dhe Rithemelimit/ Ulen në tryezë grupet e punës, dialog për ligjet me 84 vota!

Mar 28, 2024 | 10:58
SHPËRNDAJE

Pas paktit mes maxhorancës dhe opozitës, kthimit të normalitetit në Parlament, sot u mblodh një tjetër strukturë e re që do të ndihmojë në arritjen e dialogut politik mes palëve.

Dialogu PS-opozite

Në ambientet e Komisionit të Ligjeve është mbledhur grupi i punës i dialogut mes palëve, që do dakordësojë konsensusin politik për ligjet që kërkojnë 84 vota.

Pjesë e tryezës nga maxhoranca ishte Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka, dhe Toni Gogu.

Ndërkohë që opozita përfaqësohej nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho.

Kujtojmë që një nga ligjet e nxehta është votimi i Amnistisë Penale nga e cila përfitojnë të mijëra të dënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura