Ilir Meta thumbon Lulzim Bashën nga Konventa e PL-së: Nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke shumëzuar 7×7=42

Apr 27, 2024 | 10:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Konventa e PL-së që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Teksa përmendi disa nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fituan zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, Ilir Meta deklaroi se “nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42”.

Ilir Meta: Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.

Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura