Presidentja e zgjedhur e RMV falënderon në shqip Metën për urimin: Pres me të njëjtin entuziazëm të fortë rrugëtimin e dy vendeve tona ë BE-së

May 9, 2024 | 18:58
SHPËRNDAJE

Pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar për fitoren presidenten e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova, kjo e fundit e ka falënderuar në shqip.

meta presidentja e rmv

Përmes një postimi në X, ajo shkruan që pret “që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”.

Postimi:

I nderuar President Meta, Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare

Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian.

203acf02-4f53-49a8-ab65-fc5102723c81

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura