Aksident në Pogradec/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, pëson lëndime drejtuesja dhe vajza e saj 2-vjeçare

May 9, 2024 | 19:06
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme (9 maj) një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse, në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

aksidenti elbasan

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja 25-vjeçare dhe vajza e saj e mitur, 2 vjeçe.

Policia bën me dije se të dy të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura