Paga 40 mijë lekë për naftëtarët, si duhet të aplikohet. Nëntori dhe dhjetori i këtij viti mbulohen nga…

Nov 19, 2020 | 8:31
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e pagës 40 mijë lekë për naftëtarët në Ballsh, pas arritjes së marrëveshjes disa ditë më parë.

naftetaret

E ndërsa shpjegohet procedura e aplikimit, në vendim evidentohet fakti që ndihma do të jetë deri në tetor të vitit 2021. Pas kësaj periudhe, nëse në rafineri nuk afrohet asnjë investitor, atëherë naftëtarët janë sërish në rrugë, pa mbështetje.

Sa i përket fondit për pagat, nëntori dhe dhjetori i këtij viti mbulohen nga Drejtoria e Tatimeve, ndërsa viti tjetër nga buxheti i shtetit. Administrata tatimore, brenda 5 ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke verifikuar tatimpaguesin nëse është apo jo përfitues i ndihmës financiare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pas verifikimeve, përpilon listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare. Për çdo listë përmbledhëse, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për gatit një urdhër shpenzim, të cilin ia paraqet Degës së Thesarit Tiranë për ekzekutim.

Paralelisht me dërgimin e urdhrit të shpenzimit në Degën e Thesarit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paraqet në bankën respektive të nivelit të dytë listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare, me qëllim transferimin e shumës së çdo individi në llogarinë e tij rrjedhëse, pranë kësaj banke.

Lista përmbledhëse e individëve përfitues të ndihmës financiare, që paraqitet pranë bankës së nivelit të dytë, duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme: Emrin, mbiemrin e përfituesit; Numrin personal të identifikimit të përfituesit; Bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, sipas dispozitave ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratojnë rregullat procedurale për zbatimin e këtij vendimi.

page naftetare vendimi qeveria

MASA E NDIHMËS FINANCIARE

Ndihma financiare, që përfitojnë punonjësit/ish-punonjësit, përcaktohet në kreun I, të këtij vendimi. Ndihma financiare do të jepet çdo muaj për periudhën nëntor 2020 – tetor 2021.

Efekti financiar për dymujorin nëntor – dhjetor 2020, në masën 92 261 140 (nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet) lekë, të përballohet nga fondi i alokuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e ndihmës financiare sipas paketave përkatëse për përballimin situatës së krijuar nga COVID-19.

Efekti financiar, për vitin 2021, në masën në masën 461 305 700 (katërqind e gjashtëdhjetë e një milionë e treqind e pesë mijë e shtatëqind) lekë, përballohet nga buxheti i vitit 2021, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura