Pa asnjë rast koronavirus, Mali i Zi ndalon transportin ndërkombëtar

Mar 16, 2020 | 23:09
SHPËRNDAJE

Aeroporti Podgorica Mali i ZiMali i Zi ka ndaluar përkohësisht fluturimet e transportuesit kombëtar ajror, “Montenegro Airlines”, dhe të gjitha linjat ndërkombëtare hekurudhore dhe të autobusëve.

Ish-republika jugosllave ka testuar dhjetëra njerëz, por deri më tani nuk ka raportuar asnjë rast të infeksionit koronavirus. Më shumë se 390 njerëz mbeten në karantinë. Qeveria vendosi që: I gjithë transporti publik ndërkombëtar ajror, hekurudhor dhe rrugor është pezulluar. Ne do të lehtësojmë kthimin e qytetarëve tanë në Mal të Zi.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të Malit të Zi ndaluan tubimet publike, mbyllën shkollat dhe restorantet dhe disa vendkalime kufitare me Serbinë, Bosnjën, Kroacinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Ky vend javën e kaluar mbylli portet për të gjitha anijet dhe jahtet në hyrje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura