Osmani: Edhe puntori i fushës donte të shkonte te Flamurtari, ju tregoj pse më tradhtoi Takaj

Dec 2, 2018 | 18:25
SHPËRNDAJE

Tefik Osmani “shfryn” ndaj Ardjan Takajt dhe i kujton se vetëm ai ka qenë legjendë në Korçë. Qendërmbrojtësi rrëfen të vërtetat e tij për largimin nga Skënderbeu dhe akuzat që iu bënë për tradhti dhe nuk shmang as ironitë për presidentin. Gjatë intervistës së dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes nuk ngurroi që të “thumbojë” edhe ish-shokët e ekipit, që sipas tij e kanë frikë.

Osmani

Osmani, një fitore që do të thotë shumë?

Po, sigurisht që po. Sot (dje) u tregua se para meje të gjithë kanë emocione. Se di kush është tradhtari, por po të jeni të zgjuar, e kuptoni. Edhe Gladiatori fitoi pas kthimit. Tan Takaj mund të ketë pasur shumë legjenda, por si Osmani nuk ka pasur deri më tani lojtarë. E kupton vetë presidenti këtë. Mua më vjen keq për diçka, që mbase Takaj mund të ketë pasur të drejtë, pasi unë i kërkova lekët deri në fund të dhjetorit.

I kërkuat paradhënie…?

Kisha arsyet e mia dhe ai e di pse unë i kam kërkuar lekët deri në dhjetor. Nuk ka qenë shifër e madhe, por më vjen keq që më penalizoi me këtë vendim që mori. Nuk e di se çfarë ka bërë me të tjerët, por jam i sigurt që i kanë marrë këta. Me Takajn u mërzita se kur ekipi bojkotoi stërvitjen tha “bëmë shaka”.

Osmani Radas

Shaka në ekipin e Skënderbeut vetëm Osmani ka bërë. Nuk ka pasur by*** njeri tjetër që të bëjë shaka me Takajn. Nuk ia fal këtë, është gjë shumë e rëndë. Lojtarët e tjerë nuk i kërkonin dot lekët, por thoshin “duam Osmanin në ekip”. Unë ia kërkova dhe ia thashë në sy. Skënderbeu ka pasur shumë legjenda, por lojtarë si Osmani, Takaj nuk ka pasur.

Që do të thotë?

Pyeteni presidentin dhe ua thotë përse.

Kush ka qenë tradhtari?

E tregoi sot (dje) fusha, nuk kam çfarë të flas. Ai që fiton, është fitimtar. Sot (dje) nuk u tradhtua Skënderbeu, por sot (dje) shumica e lojtarëve u trembën përballë Osmanit, sepse ka qenë Osmani që merrte shpatën për këta lojtarë. Në këtë moment ata e lanë në baltë. Falënderoj ekipin e Teutës që për të dytën herë më hap derën kur më la në baltë Tirana dhe tani Skënderbeu.

47215025_1969855529718825_6442853988026023936_o

Si është e vërteta e Vlorës. Keni qenë ju që keni tentuar të merrni disa lojtarë me vete te Flamurtari?

Kam qenë i pari që kam biseduar me drejtuesit e Vlorës dhe kur e kanë marrë vesh të gjithë kanë kërkuar të vijnë atje, nga i pari deri tek i fundit. Edhe Lefteri (puntori i fushës) donte Vlorën.

I kam dhënë fjalën presidentit të Flamurtarit që nëse Takaj nuk mban ekipin, do të shkoja në Vlorë. Dua të them fjalët më të mira për Teutën. Më ka larguar Tirana kur ishte Rubio, më ka lënë në rrugë. Teuta më ka hapur derën. Skënderbeu më la në rrugë, por tani jam te Teuta.

Të gjitha këto i di dhe Takaj?

Po, i di të gjitha. Tani tregova se jam ky këtu, vij këtu dhe fitoj para të gjithëve edhe para Takajt. Unë sot tregova që Osmani bie dhe ngrihet sërish, nuk ishte hakmarrje për asgjë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura