OSHEE: Vlora pa drita deri në 30 qershor

Jun 27, 2016 | 10:55
SHPËRNDAJE

Qyteti i Vlorës dhe zonat përreth do të jenë pa drita deri në 30 qershor. OSHEE ka bërë të ditur sot se ndërprerja vjen për shkak të investimit që po kryhet në rrjetin e mirëmbajtjes.

oshee3

NJOFTIMI i OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron se, në kuadër të masave për furnizimin me energji elektrike, përveç mirëmbajtjes së rrjetit, është duke kryer disa investime të rëndësishme, sidomos në zonën e Himarës, Dhërmiut, Rradhimës dhe Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Për këtë arsyeje, OSHEE ka qenë e detyruar të stakojë energjinë elektrike gjatë javës, përjashto të shtunë dhe të dielë, si masë sigurie e nevojshme për të realizuar punimet që synojnë një siguri maksimale në furnizimin me drita.

E ndërsa investimet në Himarë dhe Dhërmi pothuajse kanë përfunduar, për pjesën e Vlorës (Uji i Ftohtë, Rradhimë, Orikum, etj), OSHEE është dakordësuar me firmën private për t’i kryer punimet gjatë orëve të para të mëngjesit (03.00 – 10.00) në datat 27-30 qershor.

Më 1 korrik, punimet do të ndërpriten për të rifilluar pas sezonit turistik në shtator. Nga ana tjetër, OSHEE kërkon të sensibilizojë përdoruesit privat (bizneset) të rrjetit të shpërndarjes, sidomos ato që operojnë në zonat turistike, se është mjaft e rëndësishme t’i përgjigjen investimeve që po kryen OSHEE për të mirëmbajtur rrjetin e tyre.

OSHEE ka investuar miliona dollarë për rritjen e kapaciteteve dhe të sigurisë në rrjetin shpërndarës, ndaj duhet që edhe përdoruesit privatë, të mirëmbajnë kabinat, transformatorët dhe linjat që i kanë në pronësi, pasi çdo defekt i shkaktuar tek asetet e tyre, reflektohet edhe tek abonentët e tjerë, kryesisht familjarë.

Për këtë arsye, OSHEE ka njoftuar prej disa muajsh dheu rikujton sërish bizneseve që të marrin masa për kryerjen e proceseve të mirëmbajtjes së linjave të furnizmit me energji elektrike nga “pika e lidhjes” deri në objektin e tyre, sikurse e përcakton rregullorja e miratuar nga ERE.

Në përfundim, si pjesë e masave organizative dhe teknike, OSHEE ka shtuar personelin dhe vendosur gatishmërinë pranë agjencivë që menaxhojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike përgjatë vijës bregdetare dhe zonave turistike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura