“Organizëm seksual”- Lapsusi i Petrit Vasili pas largimit nga mbledhja e Këshillit Politik, ish-deputeti bëhet lëmsh me fjalët

Sep 18, 2020 | 13:52
SHPËRNDAJE

Pas largimit nga mbledhja e Këshillit Politik, nënkryetari i LSI Perit Vasili doli në një deklaratë për mediat, ku ndërsa sqaronte arsyet e këtij vendimi iu ngatërruan fjalët.

 

Ndërsa sqaronte arsyet e këtij vendimi, Vasili bëri “gafën” teksa u shpreh se u larguan nga mbledhja për të ruajtur Këshillin nga “dëshira e shfrenuar e PS për ta kthyer në një organizëm seksual” në vend që të thoshte “organizëm konsensual”.

Megjithatë, nënkryetari i LSI e kuptoi shumë shpejt gabimin e tij dhe e korrigjoi në moment.

 “Opozita si gjithmonë në këtë Këshill, ashtu siç bëri në marrëveshjen e 5 qershorit që e respektoi pikë për pikë, dhe sot po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i anshëm i Partisë Socialiste, nga imponimi i njëanshëm i PS dhe dëshira e shfrenuar se saj për të kthyer Këshillin Politik si një organizëm seksual…organizëm konsensual në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do të donte të imitonte permanentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri,”– tha Petrit Vasili.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura