‘Ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk vjen me ty’/ Babai i Manjolës flet pas krimit makabër: Lulzimi ishte çun i mirë, por i vëllai i thoshte…

Feb 20, 2020 | 13:58
SHPËRNDAJE

Lulzim-Cuku-Manjola-Cuku

Pak javë pas ngjarjes makabre që tronditi Xhafzotajn në Durrës, ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku, babai i viktimës, Kadri Lika thotë se sherret mes vajzës së tij dhe dhëndrit, autorit, kanë ardhur prej vëllait të këtij të fundit.

Mësohet se vëllai i Lulzim Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj por Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë. Mësohet se kunati kishte shpikur gënjeshtra për vajzën e tij, duke thënë se ajo kishte një të dashur në Xhafzotaj.

”Ai ishte çun i mirë, punonte, e kam njohur në Greqi. Më pas erdhi njëherë në shtëpinë time, i pëlqeu goca ime, që atëhere sapo kishte mbaruar shkollën 9- vjeçare. Kishin domethënë 12 vite diferencë bashkë. Ranë dakord, ndejtën 3 vite fejesë. Bënë dasmën.

Rrinte tek i vëllai në Peshkopi se nuk kishte në shtëpi. Më pas 8 vite vajza ndejti në shtëpinë time. Ky punonte në Greqi se nuk kishte shtëpi të vetën. Më pas mori shtëpi në Durrës, ishte e vjetër, e prishi të vjetrën, bëri të re. Prej 4 vitesh goca ime jetonte në Durrës. Ky e bëri shtëpinë që mos kthehej më në Greqi.

Goca punonte parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punonte në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu, por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shkaku i krimit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi.

I erdhën dy fëmijët me shkollë në Durrës me qera, dhe se si ia mbushi mendjen të vëllait se ‘po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tënde’. Gruaja e tij ishte rrobaqepëse, dhe thoshte që parukerinë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo.

Tani vëllai i tij i thoshte që ‘ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty’. Nejse, ramë dakord, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakord, le të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë letrat.

Se unë e di si bëhet bashkimi familjar në Greqi, do e pakta një vit. Më thoshte do i lë në mes shkollën, se shkollën fëmijëve ia marr me lek. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta theri me thikë por ishte vajza e madhe që e ndali”, tha Kadri Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura