“Operativi iu fut gruas në 11 të natës në shtëpi në diktaturë”

Nov 26, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Pas debatit të hapur në media lidhur me përdhunimet e ndodhura në burgjet e komunizmit nga oficerët e sigurimit dhe drejtues më të lartë të asaj kohe, një tjetër dëshmi u publikua këtë të mërkurë nga skenaristja dhe producentja televizive, Iris Sojli.

Iris Sojli
Iris Sojli

Gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Klan” Sojli dha shembullin e dhunimit të një të afërmeje të saj.

“Tezja ime Vjosa Jakova është çmendur nga torturat. Ishte bërë një presion i jashtëzakonshëm. Dhe ka dalë nga hetuesia e çmendur”,-tha ajo për “Opinion”.

Iris Sojli foli për një tjetër rast kur një operativ në kohën e komunizmit ishte kapur me “pantallona në duar” nga fshatarët e zonës, por që më pas këta të fundit e pësuan pasi denoncuan rastin tek eprorët e tij.

“Po kështu di një rast në një fshat. Ishte një grua e bukur dhe i futet operativi. Atë natë operativi do të vinte në orën 11 të mbrëmjes në shtëpinë e saj. Disa të rinj të cilët e dinin këtë gjë shkuan dhe qëlluan me gur xhamat. Del operativi duke mbledhur pantallonat. Të nesërmen fshatarët Shkojnë në degë. Vijnë i plotfuqishmi e me radhë. Të nesërmen këta të rinj janë rrahur në fshat dhe bënë një vit e gjysmë burg”,-tha Sojli.

Më herët, këngëtarja Alida Hisku ka treguar vuajtjet e saj në kohën e diktaturës. “Gratë në burgjet e komunizmit përdhunoheshin. Përdhunimet ishin masive dhe e them me siguri se di raste dhe dëshmitare jam vetë”,-ka thënë ajo në një intervistë pak kohë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura