Oketa falenderon votuesit: Mbijetuan ata që ditën t’i përshtateshin më mirë mjedisit

Jun 30, 2013 | 16:45
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gazmend Oketa, kandidati per deputet i FRD-se ne zgjedhjet e 23 qershorit ka falenderuar votuesit shqiptare e vecanerisht 30 mije qytetaret qe i besuan alternatives se tyre.

Permes nje mesazhi te postuar ne profilin e tij ne Facebook, Oketa ka theksuar se rezutati do te diskutohet shume, por ne fund ai duhet te respektohet.

Ne mbyllje ai kujton thenien e Darvinit, se specia qe mbijeton, nuk eshte ajo me e forta, por ajo qe di te pershtatet.

Postimi i Oketes

Një javë më parë, Shqipëria votoi. Falenderoj 30.000 qytetarët që na mbështetën me votë si dhe të gjithë antarët, simpatizantët e kandidatët e FRD në këtë garë elektorale. Një falenderim i sinqertë dhe për votuesit e qarkut Durrës, për të gjithë ata djem e vajza që na mbështetën dhe punuan jo pa vështirësi në këtë fushatë. FALEMINDERIT të gjithëve.

Pjesmarrja në votim dhe ndarja e qartë e rezultatit, bëri të mundur që këto zgjedhje të cilësohen “të lira dhe me standart”. Rezultati i zgjedhjeve do komentohet për disa kohë, por në fund ai duhet respektuar.

Po e mbyll këtë postim me një thënie të Charles Darwin, i cili në terorinë e tij të evolucionit thotë:

“Nuk është specia më e fortë që mbijeton, as edhe ajo më inteligjente. Mbijeton ajo që i përshtatet më shumë mjedisit”.

Ju dëshiroj të gjithëve më të mirën dhe ju uroj suksese.

Miqësisht

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura