Ofertë 12 milionë euro për Muriqin, Fenerbahçe merr vendimin për sulmuesin

Aug 29, 2019 | 12:15
SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi ka bërë një nisje fantastike me Fenerbahçen në Turqi. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para dhe deri më tani është vendimtar për skuadrën e vet.

Muriqi

Por, në dyert e turqve ka “trokitur” një ofertë nga Arabia Saudite, siç raportojnë mediat në Turqi.

12 milionë euro ka ofruar nje klub arab, para të cilat janë refuzuar nga Fenerbahçeja, e cila tashmë ka gjetur një bomber në majën e sulmit.

Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer, që mund të ndihmojë shumë dhe Kosovën për eleminatoret e “Euro 2020”.

/PANORAMASPORT. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura