OBSH: Së paku 2.2 miliardë njerëz kanë probleme me shikimin

Oct 10, 2019 | 16:40
SHPËRNDAJE

Mbi një miliard njerëz në gjithë botën jetojnë me shikim të dëmtuar, sepse nuk marrin kujdesin e nevojshëm, vlerëson raporti i parë për këtë çështje, i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas tij, në total janë së paku 2.2 miliardë njerëz që kanë probleme me shikimin ose janë të verbër.

6F65B969-6D2B-4243-8CAE-27CCA189B082_cx8_cy19_cw67_w1023_r1_s (1)

Raporti thekson se arsyet kryesore të kësaj gjendjeje janë popullsia në plakje, ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe qasja e kufizuar në kujdesin për sy, sidomos në vendet me të ardhura të vogla ose të mesme.

“Është e papranueshme që 65 milionë njerëz në botë janë të verbër ose kanë shikim të dëmtuar, kur shikimi i tyre ka mundur të përmirësohet brenda natës me operim të perdes së syrit”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, sekretar i përgjithshëm i OBSH-së.

Ai po ashtu tha se mbi 800 milionë njerëz në botë luftojnë të bëjnë aktivitetet e përditshme sepse “nuk kanë qasje në një palë syze”.

Raporti i OBSH-së vjen në Ditën Botërore të Shikimit, e cila shënohet më 10 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura