“O një avaz ka ai”- Ngjarja e rëndë në Astir, flet administratorja e pallatit: Djali me depresion, duhej të derdhej gjak që të vinte policia! Të djegur edhe fqinja me të birin

Oct 16, 2021 | 10:08
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin. Nënë e bir janë hedhur nga dritarja e katit të tretë për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë banesën e tyre. 

Për pasojë ndërroi jetë 62-vjeçarja Hava Osmanaj, ndërsa djali i saj, i cili dyshohet të jetë autor i zjarrvënies, ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Administratorja e pallatit, në një deklaratë për mediat, tha se 36-vjeçari Klodian Osmanaj vuante nga depresioni dhe hidhte sende nga banesa e tij.

Ajo u shpreh se ka njoftuar disa herë policinë për shkak të sjelljeve të të riut, por në momentin që uniformat blu kanë mbërritur në pallat i kanë thënë ‘O një avaz ka ai’.

“O një avaz, por duhej të vritet njeriu të derdhej gjak që të vinin këtu ata”, tha administratorja.

Ajo tregoi se flakët “pushtuan” gjithë pallatin dhe e kishin të pamundur të dilnin nga apartamentet e tyre, duke mbetur të bllokuar brenda.

Si pasojë e zjarrit administratorja tha se kanë mbetur të djegur dhe janë në gjendje të rëndë, një grua dhe djali i saj që jetonin një kat më lart banesës që u përfshi nga flakët.

Deklarata administratores:

Në orën 5:30-6:00 dilja në shtëpi vërdallë, shikoja nga vinte tymi se mos kishte rënë flaka në shtëpinë time. Doja të hapja derën por u bllokuam na tymi dhe flaka që vinte lart. Lajmërova banorët që të mos mbyteshin fëmijët, se ka fëmijë të vegjël këtu. Kur më thanë që flakët janë nga kati i tretë, thashë është personi që vuan nga depresioni.

Unë kam njoftuar që ky person është me depresion dhe gjithmonë hidhte gjëra nga lart, qëllonte dhe kisha frikë mos bënte diçka. Kam njoftuar policinë. Në orën 05:45 që i rashë telefonit nuk ka hapte policia që të vinin këtu të na ndihmonin, atëherë erdhën më pas. Isha në kat të fundit dhe tymi dilte si oxhak, sikur ishte ndonjë furrë druri, aq keq ishim.

Është një grua në kat të katërt së bashku me të birin, janë shumë keq, i kemi dërguar në spital dhe ata se janë djegur, nuk kishin nga të dilnin. Zjarrfikësja erdhi me vonesë.

Ky banor ka pasur raste të tjera që hidhte gjëra nga lart, ne e raportonim. Kur ka ardhur policia këtu ka thënë ‘O një avaz ka ai”, o një avaz, por duhej të vritet njeriu të derdhej gjak që të vinin këtu ata. Banorët janë të trembur, banesat janë bërë blozë brenda. Kemi mbetur mbi 1 orë brenda nuk dilnim dot. Nuk hapej dera jo më të zbrisnim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura