“O idiot, gomar”- Debati mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqit degradon me terma ofendues: Ti qenke debil, kalama!

Mar 28, 2024 | 17:01
SHPËRNDAJE

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Meriton Mjekiqit dhe Jul Dedës në Big Brother VIP 3. Ka qenë Juli ai që është acaruar me Meritonin, i cili gjatë një loje, nuk po ndiqte udhëzimet e Vëllait të Madh.

juli

Juli i është drejtuar me fjalë ofenduese duke e quajtur ‘gomar’ dhe ‘injorant’, dhe nga ana tjetër, Meritoni ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Pjesë nga debati:

Juli: A e kishe në zarf nga vëllai i madh të lexosh kartëmonedhat? Kartëmonedhat janë ato?

Meritoni: Ti nuk respekton as lojën

Juli: Unë s’e respektoj? A e di çfarë është kartëmonedha mo injorant. Idiot! Ik mo idiot, gomar

Meritoni: Ti qenke debil o vëlla

Juli: Çfarë jam unë?

Meritoni: Debil

Juli: A e di që debil është sëmundje? O idiot, o gomar

Meritoni: Ti je i marrë

Juli: Një budalla e gjysmë je, kaq je

Meritoni: Ti qenke një debil. Përveçse je një adoleshent i vonuar, një njeri jo serioz, ti qenke debil

Juli: Pusho!

Meritoni: Kjo është mënyra sesi duhet të qasesh me ty, me të bërtitura, ik more kalama

Juli: Pusho, mo budalla.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura