Nuk tërhoqi mjetet e rënda nga Mali i Tomorrit, nën hetim 31-vjeçari nga Poliçani

Jan 28, 2020 | 10:52
SHPËRNDAJE

Policia ka referuar materialet në Prokurori për një 31-vjeçar, për dëmtim të habitateve në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

makine

D.Q, banues në Vodicë, të Poliçanit sipas Policisë nuk ka tërhequr mjetet e rënda nga Mali i Tomorit edhe pse kishte marrë njoftimin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit “Lufta kundër shkatërrimit dhe mbrojtja e Malit të Tomorit”, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan.

Ky shtetas, edhe pas njoftimit të marrë, nuk i ka tërhequr mjetet e rënda nga zona e mbrojtur në Malin e Tomorit.

Vepra penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’’.

Vazhdon puna për pastrimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorit, nga mjetet e rënda.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura