Nuk ndalen vetëvrasjet e të famshmëve në Japoni! Aktorja e njohur i jep fund jetës, gjendet e vdekur nga bashkëshorti në …

| 15:52
SHPËRNDAJE
 

Aktorja e famshme japoneze, Yuko Takeuchi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Tokio.

Raportohet se 40-vjeçarja u gjet nga bashkëshorti i saj, aktori Taiki Nakabayashi në shtëpinë e tyre në Shibuya Ward.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e saj, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Takeuchi ishte aktore e famshme në Japoni. Ajo u bë e njohur pas rolit të saj në filmin horror “Ringu” të vitit 1998, i cili u adaptua nga Hollywood si “The Ring”.

Aktorja gjithashtu luajti rol në serialin Miss Sherlock të HBO në vitin 2018, i cili u transmetua në disa vende, përfshirë SHBA-në.

Për tre vite me radhë, nga 2004 deri në 2007, ajo fitoi çmimin “aktorja më e mirë në një rol kryesor” në Akademinë e Çmimeve në Japoni.

Edhe pse shkaku i vdekjes së Takeuchit nuk është konfirmuar, një numër personazhesh të njohur japonezë i kanë dhënë fund jetës së tyre kohët e fundit.

Midis tyre janë aktorja Sei Ashina, që vdiq në fillim të këtij muaji, aktori Haruma Miura në korrik dhe ylli i mundjes Hana Kimura në maj.

/Panoramaplus.al

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.