“Nuk mund të kesh një narkoshtet, ndërkohë që drejtësia të jetë e pastër”/ Fatos Lubonja komenton deklaratat e Yuri Kim: Pse SPAK-u është selektiv

Aug 10, 2020 | 18:05
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja i konsideron veprimet e Prokurorisë Speciale si selektive, duke theksuar se një pjesë të kriminelëve dhe trafikantëve që janë pranë qeverisë nuk preken.

fatos-lubonja-1-768x425

I ftuar në “News 24”, Lubonja komenton edhe deklaratat e ambasadores amerikane pak ditë më parë, e cila theksoi se SPAK duhet të lihet të bëjë detyrën.

Fatos Lubonja: Marr spunto nga deklarata e ambasadores Yuri Kim, ku deklaronte se SPAK-u po bën punën e vet dhe duhet lënë i qetë nga një fushatë mediatike që sipas saj ishte sponsorizuar nga kriminelë.

Teza ime është kjo, pa dashur të mbroj kriminelët me të cilët kam qenë në luftë me ta në një far kuptimi, se një drejtësi që nuk funksionon sipas parimit që të gjithë janë të barabartë para ligjit, por një drejtësi që funksionon sipas parimit që disa janë më të barabartë se të tjerët, çon në një padrejtësi më të madhe.

Duke dashur qoftë të dënohen disa kriminelë ku qëllimi nuk është drejtësia, por qëllimi tjetër sipas meje, është forcimi i disa kriminelëve të tjerë, atëherë rreziku është më i madh. Dhe SPAK-u ka dhënë prova të këtij selektiviteti. Ndërkohë që bëhen amnisti fiskale, ndërkohë ndaj Ora News bëhet një goditje.

Selektiviteti konsiston në atë që një pjesë kriminelësh dhe narkotrafikantësh pastrojnë para në bashkëpunim me qeverinë, kush tjetër është kundra, pavarësisht se në fund fare lë gjykatën, të tjerët sulmohen nga SPAK-u. Në këtë kuptim kjo është selektive dhe forcon një bandë që është në pushtet.

Rast tjetër është ai çështjeve të dosjeve të manipulimeve të votave në Dibër dhe Durrës ku kemi me zë bashkëpunimin e liderëve të Partisë Socialiste me kriminelë, SPAK ka hapur ca procese më shumë për komisionarët e opozitës. Nuk mund të kesh ti një narkoshtet, pra shtet i kapur nga krimi dhe drejtësia si pjesë e këtij shteti të jetë e pastër, pasi ekzekutivi është shumë herë më i fortë, edhe pushteti ekonomik është shumë herë më i fortë.

Logjikisht, ky SPAK apo çdo lloj SPAK-u nuk do të funksiononte për të pastruar Shqipërinë nga krimi. Këtë gjë, ambasada amerikane në këtë rast nuk duan ta kuptojnë. Ambasadorja amerikane ka bërë një deklaratë që thotë unë jam këtu për të mbrojtur interesat e shtetit tim.

Detyrat për zhvillimet demokratike në Shqipëri janë tuajat. Interesat shpesh janë të lidhura me qeverinë, çështje strategjike. Atëherë je në konflikt interesi. Problemin më të madh sipas meje që kemi sot, e kemi me qeverinë. Kujtoj që një ambasadore gjermane shkruante para ca ditësh që ka ardhur koha t’u jepet ultimatume, tu tregohet vendi elitave të korruptuara të Ballkanit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura