“Nuk ka kthim pas”, ministri Ahmetaj i prerë te Ekonomia për lojërat e fatit

Oct 23, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka ritheksuar sot ne fjalen e tij ne Komisionin e Ekonomise, se 31 dhjetori është afati i fundit për lojerat e fatit dhe per kete ceshtje nuk do te kete me kthim pas.

ahmetaj

Sipas ministrit, administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve.

Ahmetaj ka sqaruar edhe gjithe opinionin publik, se “Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtës, zero!”.

Sipas tij, me kete vendim qe do te zyrtarizohet shpejt, qeveria ka me vete qytetaret e vendit.

“Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit, tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura