“Nuk janë hequr koalicionet parazgjedhore”- Balla: Ndryshimet kushtetuese miratohen pikë për pikë, vetëm nëse…

Jul 15, 2020 | 22:06
SHPËRNDAJE

Duke qenë se ndryshimet kushtetuese, ku thuhet se u hoqën koalicionet parazgjedhore, sollën reagime mes kapmeve politike, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pohon krejt të kundërtën.

hl-770x411

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Balla pohoi se koalicionet parazgjedhore nuk janë hequr.

Për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, nuk kemi qenë të gjithë dakord. Nëse në këtë vend quhet legjitim çfarë i përlqen Bashës dhe ilegjitimitet, çfarë si pëlqen. Kjo nuk shkon. Kushtetua është e përcaktuar në Kushtetutë si ndryshohet ajo. Pse ligjvënësi ka vënë këtë shifër magjike? Kuvendi e thotë se jo më pak se 2/3 për ndryshimin e saj. PS në këtë ka pasur një merak. Kemi bërë një super hap të madh, drejt asaj që është ëndërr, që quhet barazi gjinore, pra balancën gjinore. Ky Kuvend ku jemi aktualisht, ne kemi ecur në mënyrë progresive. Në 1215 nuk kishim asnjë zonjë, ndërsa sot kemi 32 % të deputetëve me gra e vajza. Nuk janë hequr koalicionet. Do e shpjegoj këtë. Koalicionet nuk janë hequr. Sipas të njëjtin parim siç ndërtohen koalicionet parazgjedhore, siç bëhen në Kosovë, do ndërtohen dhe në Shqipëri”, tha ai.

Balla tha se ndryshimet kushtetuese të miratuara një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik.

Balla thotë se ndryshimet kushtetuese nuk mund të miratohen në Kuvend vetëm nëse tërhiqet opozita parlamentare pasi mazhoranca e ka shprehur vullnetin e plotë për t’i miratuar.

‘’Kemi riformuluar nenin ku të drejtën e propozimit ia kemi dhënë individit. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen fjalë për fjalë më 30 korrik. Nëse opozita parlamentare tërhiqet. Unë kam besim se është shprehur një vullnet i plotë.

Nuk janë koalicionet, nuk është pragu problemi i PD. PD me një lidership të thyer, që nuk ka arritur të kontrollojë atë parti nuk do që të hapen listat” – tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura