“Nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës”, Imzot George Frendo reagon pas qëndrimit të Turqisë për “Shën Sofinë”: Është trashëgimi botërore, duhet të mbetej…

Jul 12, 2020 | 20:10
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, ka reaguar edhe Imzot George Frendo.

Imzot George Frendos

Imzot Frendos thotë se ky vendim i Presidentit të Turqisë, Erdogan nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

“Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve”, thotë ndër të tjera Imzot Frendos.

Reagimi i plotë:

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura