“Nuk e prisja një Botëror të tillë”, Bledi Shkëmbi: Jam tifoz me Brazilin, është e vetmja skuadër që…

Dec 5, 2022 | 23:22
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Bledi Shkëmbi ishte i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, teksa bëri një analizë për këtë Botëror teksa u ndal më së shumti te Brazili. Legjenda korçare deklaroi se është tifoz i kombëtares “seleçao” teksa ndër të tjera u shpreh:

shkembi

“Kam parë një Botëror që nuk e prisja, çdo ndeshje ka qenë e bukur dhe e luftuar. Shumë lojtarë të mirë dhe cilësor, që kanë qenë në formë. Unë personalisht kam qenë tifoz i Brazilit që i vogël. Nuk e kam kuptuar pse, por Brazili më pëlqen shumë si skuadër.

Duke hequr ndeshjen e tretë, Brazili është e vetmja skuadër që i ka dominuar kundërshtarët, por edhe rivalët nuk kanë qenë më të mirët e mundshëm. Të gjithë mbrojnë dhe të gjithë vrapojnë”, u shpreh Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura