“Nuk do të kemi vija të kuqe me asnjë”/ Haradinaj flet për mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve

Jan 13, 2021 | 14:12
SHPËRNDAJE

Screenshot_6-4-780x439

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi sot se janë në përmbyllje të listës me kandidatë për deputetë.

Ai në një konferencë për media përsëriti se synon postin e presidentit.

I pari i AAK-së tha se pas zgjedhjeve e lënë të hapur mundësinë për koalicione me partitë politike.

“Pas zgjedhjeve nuk do të kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik”, tha ai.

AAK nuk ka hyrë në ndonjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt./Telegrafi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura