“Nuk besoj tek Covid-i, por në Zot”/ Basha komenton deklaratat e Kryemadhit, tregon çfarë fshihet pas masave të reja shtrënguese

Oct 30, 2020 | 13:35
SHPËRNDAJE

bashaa

Kreu i PD Lulzim Basha i pyetur sot për deklaratat e kryetares së LSI Monika Kryemadhi se nuk beson tek Covid-i, por në Zot, tha se ky është mendim i saj, por me rëndësi sipas kreut të demokratëve është se Kryemadhi nuk është në qeveri dhe nuk ka në dorë të marrë vendime. Përgjegjësia tha Basha është e kryeministrit, të cilin e ironizoi kur tha se gjatë karantinës së parë “dilte si lugat në telefona”.

Aleatja ime s’është në qeveri, nuk merr vendime, mund të thotë mendimin e saj. Për mendimin e saj pyeteni direkt, s’keni pse më pyesni mua. Pyetja ime është Rama nuk po bën testime se nuk beson te Covid? Përgjigja është jo, Edi Rama dilte si lugat kur kapje telefonin, ku është tani? Pse i fshihet përgjegjësisë që ka? Na ka mbirë nëpër gërmadha”.

Ndërsa një ditë pas shpalljes së masave të reja shtrënguese nga komiteti teknik i ekspertëve, Basha tha se këto janë përgjegjësi direkte e kryeministrit si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë.

S’ka asnjë dyshim që ai grup po vepron si fasadë për dështimet e Ramës.

Rama ka dështuar me qëllim menaxhimin e krizës së koronavirusit.

E gjithë përgjegjësia për këtë pikë ku kemi ardhur është e tij e s’mund të fshihet pas asnjë grupi ekspertësh.

Ekspertët e vërtetë kanë folur. Çdo masë kufizuese është drejtpërdrejt rezultat dhe produkt i këtij dështimi në menaxhimin në kohë në marrjen e masave në kohë, tregues që s’ka pasur asnjë plan për të ndihmuar njerëzit, por është fshehur e fshihet ndërkohë që vijon të vjedhë paratë”, tha Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura