“Nuk bëhem pjesë e kësaj loje”- Basha reagon pas lajmeve për një vilë të dhuruar: Gënjeshtrat, përpjekje e Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet

Nov 5, 2019 | 19:55
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave dhe lajme për një vilë të dhuruar.

Nga Korça, Basha i konsideroi gënjeshtra akuzat, ndërsa tha se janë  “përpjekje cinike të Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet dhe skandalet dhe se nuk bëhet pjesë e kësaj loje”.

basha per mediat

Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura