Nojer: Franca, gjëja më e mirë që mund të na ndodhte pas Rusisë

Sep 5, 2018 | 10:01
SHPËRNDAJE

Edhe një ditë na ndan nga ndeshja e Gjermanisë kundër Francës, e para pas dështimit në Botërorin rus dhe në konferencën e parë të “Pancerave” pas grumbullimit shfaqet kapiteni Manuel Nojer.

nojer ter shtegen

“Gjëja më e mirë është që do të luajmë menjëherë kundër një skuadre kaq të mirë. Duam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, thotë portieri. “Duam të luajmë futbollin më të mirë kundër kampionëve të botës. Duam ta shijojmë të luajmë përsëri. Do të jetë një detyrë e vështirë, por ne duam të fitojmë në shtëpi. Stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe kjo është një shenjë e mirë se njerëzit duan që të na shohin të luajmë përsëri. Do japim gjithçka për t’i bërë të lumtur”.

gjermania

Nuk mungojnë as fjalët e ëmbla për trajnerin Lëv: “Unë dhe Myler e njohim prej një kohe të gjatë dhe ndoshta më mirë se çdokush tjetër. Ai ishte sigurisht i zhgënjyer pas Botërorit, por tani është shumë i përqendruar. Ka një plan të qartë dhe do që ne ta ndjekim. Është shumë i uritur për sukses, ashtu si lojtarët”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura