Noizy dhe Loredana në një lidhje? Cllevio bën deklaratën e fortë për këngëtarët: E ka kapur…

Jun 21, 2022 | 18:44
SHPËRNDAJE

Dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit Loredana Zefi dhe Rigels Rajku ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy, kanë realizuar së fundmi bashkëpunimin e tyre muzikor i cili që ditën që është publikuar ka thyer një rekord klikimesh.

Mirëpo prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një video e rivalit të reperit Cllevio i cili ka bërë një deklaratë të fortë për dyshen teksa ka folur ‘Live’ në Tiktok. Përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn, Kevjol Ahmetaj ka aluduar se dy artistat janë në një lidhje, ku kjo gjë më pas ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes Rigelsit dhe reperit Mozzik.

“E dini çfarë  mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh ai.

Së fundmi është vënë re se Gramoz Aliu dhe Noizy i kanë fshirë postimet që kishin me njëri- tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata sollën disa muaj më parë projektin e suksesshëm muzikor të titulluar ‘Madam’ e cila numëron miliona klikime në youtube. Nuk dihet ende nëse ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë së dy djemve.

Rikujojmë se disa javë më parë Cllevio u vendos në prangat e policisë një ditë pasi u dhunua nga Noizy dhe miqtë e tij, para lokalit të reperit në Durrës, ku solli dhe arrestimin e tij pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Të shtunën e kaluar, Kevjoli ka hyrë live në Instagram bashkë me një vajzë. Live-i është rregjistruar nga ndjekësit dhe një fragment ka bërë xhiron e rrjetit. Në video dëgjohet Ahmeti i cili këndon disa vargje të këngës së tij të re. Më tej me anë të një story në Instagram, ai përshëndet shokët e tij të burgut që e pritën si “gango” siç pëlqen ta quaj veten reperi. Ndër to edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura