“Njësoj si në dasmë, si në mort”/ Si e komentojnë analistët reagimin e kryeministrit Rama në periudhën pas tërmetit

Dec 12, 2019 | 23:00
SHPËRNDAJE

Pas tërmetit tragjik, me 51 viktima, “fushën e lojës” duket se e ka pushtuar kryeministri Edi Rama.

emissss-770x433

Shefi i qeverisë del kudo, ndërsa në disa takime duket se e kanë lënë dhe nervat. Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të enjte “show” që po bëhet post tërmetit, ndërsa analistët kanë mendime të ndryshme.

Andi Bejtja: Siç e ka thënë dhe Lubonja, Rama sillet njësoj si në dasmë si në mort, po ta shikojë njeri pas 30 viteve këto video do duket sikur s’ka pasur asnjë viktimë nga tërmeti. Këto humore mund t’i duken dikujt të lezetshme, por janë katastrofë. Kjo situatë nuk besoj se i ka sjellë avantazh. Nëse këto shqiptarëve iu duken normale, ai është i turpshëm. Dhe në fund të këtyre videove, ai merret me mediat.

I pyetur për momentin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të cilën e detyroi të lyente shkallët e pallatit, Andi Bejtja tha: Nuk ka tension me Veliajn, këto janë show. Rama po doli ndonjë “show men” i vogël i fshin me fshesë.

Për analistin Mustafa Nano sjelljet e kryeministrit janë bezdisëse.

Fajin nuk e ka Rama, por televizionet që e transmetojnë. Ai do dali i favorizuar nëse për disa muaj do ketë rezultate konkrete të kapërcimit të këtij momenti dramatik. Ramës unë i jap vetëm një meritë, në planin e sensibilizimit ndërkombëtar ka ditur të punojë. E kemi parë tek RAI, e kemi parë në Turqi. Kemi parë Macron, këtu i njoh merita. Në sjelljen e brendshme mua më duket bezdisëse”, tha ai.

Për momentin me kryebashkiakun e Tiranës, ai tha: Ajo skena me Veliajn ishte shumë e shëmtuar, kur kryeministri i kërkon hesap në mënyrë rrugaçërore një njeri që është zgjedhur me votat e një qyteti më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Armand Shkullaku: Për herë të parë më erdhi keq për Veliajn, ajo që bëri pastaj Veliaj që doli në Top Channel dhe tha se nuk e kishte me mua e kishte me administratorin e pallatit është më e rendë akoma. Dhe dinjiteti njerëzor ka një kufij, të paktën ta kalonte në heshtje. /Opinion/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura