“Një strukture betoni për nevoja personale të qytetarëve”- Paralajmëron Berisha: Ndërtimi te Sheshi i Flamurit në Vlorë do prishet

Nov 26, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse opozita vjen në pushtet, projekti në Sheshin e Flamurit në Vlorë do të zhbëhet.

“Cdo gje do prishet, gjithcka do rikthehet në identitetin e tij.

Kjo që bëri Rama me Sheshin e Flamurit, akt armiqësor ndaj historisë, ai shesh nuk prekej, mirëmbahej, meremetohej por ky asgjë shqitpare nuk gjen në qenien e tij”, tha Berisha.

Sali Berisha: Disa herë e kam denoncuar përçudnimin e Sheshit të Flamurit, ndërtimin aty do më falni të një strukture betoni e cila përvec funksioneve për nevoja personale të qytetarëve nuk mund të ketë asnjë funksion tjetër e po përdoret gjerësisht si e tillë.

Ti ndërtosh një meganevojtore Sheshit të Flamurit, të përdhosësh shesh e flamur nga një njeri që s’ka as flamur as nder as dinjitet.

Sheshi i flamurit ishte kryesheshi historik i kombit.

Cdo gje do prishet, gjithcka do rikthehet në identitetin e tij.

Kjo që bëri Rama me Sheshin e Flamurit, akt armiqësor ndaj historisë, ai shesh nuk prekej, mirëmbahej, meremetohej por ky asgjë shqitpare nuk gjen në qenien e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura