“Niveli i sigurisë në kufirin grek në maksimum”- Turqia ‘hapi dyert’ për refugjatët, Mitsotakis mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Mar 1, 2020 | 16:19
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasditen e sotme, lidhur me krizën me refugjatët nga Lindja e Mesme pasi Presidenti turk Erdogan urdhëroi që të largoheshin ku të dëshironin.

Janë të paktën 13 mijë refugjatë dhe emigrantë të mbledhur përgjatë 212 kilometrave të kufirit greko-turk.

metanastes_evros-2

Për personat që vijnë nga kufiri me Turqinë, autoritetet greke dërgojnë një mesazh paralajmërues në celularët e tyre ku shkruhet: “Niveli i sigurisë në kufirin grek është rritur në maksimum. Mos kaloni kufirin grek në mënyrë ilegale”.

Situata ishte veçanërisht e tensionuar natën e djeshme, ku autoritet greke arrestuan me dhjetëra persona. Sipas mediave greke, shumica e emigrantëve janë nga Afganistani dhe Pakistani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura