Nisma për të rimarrë PD-në/ Flet Presidenti Meta: Sali Berisha si vera, aq më tërheqës dhe demokrat bëhet me kalimin e kohës

Sep 17, 2021 | 10:49
SHPËRNDAJE

Presidentit i Republikës, Ilir Meta ka komentuar nismën e re të ish-kryeministrit Sali Berisha për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar atë nga Grupi i PD-së.

 

Edhe pse tha se kjo nuk “ishte detyra e tij për ta komentuar”, Ilir Meta nuk i rezistoi tundimit për të folur për ish-aleatin e tij dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë për të cilin më herët ka theksuar se e ka “pikë të dobët”.

Për Presidentin Meta, Sali Berisha është si verë, që sa më shumë kalon koha aq më shumë tërheqës bëhet.

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye se nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që zoti Berisha, nuk mund të rri pa e thënë: Është si vera që sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet, por edhe aq më demokrat bëhet” – tha Meta.

P Template

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura