Nisma e re që të mbrojmë Shqipërinë, kërkesa që ju bëhet kur shkoni me pushime

Aug 10, 2019 | 20:44
SHPËRNDAJE

0517c01c-993a-47f9-bc0c-2d138d6be9fa-1

Papastërtia në plazhe, është një problem shumë i madh pasi ende sot, në vitin 2019, njerëzit nuk janë sensibilizuar që mbeturinat duhet të hidhen në vendin e tyre.

Kordinatori i PS Tiranë Ervin Bushati ka nisur një sfidë të re online në këtë sezon veror.

Bushati ka ndërmarrë një nismë ku sfidon secilin që sheh mbeturina në mal, det dhe natyrë duhet t’i pastrojë ato.

Ai shkruan në rrjetet sociale se duhet mbrojtur Shqipëria, natyra e mjedisi dhe plazhet tona të mrekullueshme.

POSTIMI I PLOTE I ERVIN BUSHATIT

Mbrojmë Shqipërinë: Natyrën, Mjedisin & plazhet tona të Mrekullueshme ?.
Pushimet janë të bukura por nëse nuk mbajmë pastër mund të shkatërrojmë.
I japim rrugë nga sot Bashkë një Nismë ?: të heqim mbeturina sa herë shkojmë në det, mal & natyrë.

Mos Dëmtojmë Natyrën : Respektojmë Shqipërinë ???
#CleanAlbaniaChallenge #progres #AmazingAlbania

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura