Nisin punimet tek ish-tregu elektrik, Veliaj: Do të ketë edhe një zonë pedonale

May 26, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

fc700ee0-2521-49da-b38f-cad1c570b7bc

 

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet në bllokun që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi”.

Aty. parashikohet të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të punohet edhe gjatë verës, për të kapur afatet.

“Do të punojmë gjatë gjithë verës për t’u siguruar që, teksa qytetarët i kthehen jetës normale dhe vazhdojnë me pushimet, në terren punohet pa pushim për të shfrytëzuar edhe kohën pa shumë trafik”, tha ai.

Veliaj shtoi se kishte ardhur koha që pas 30 vitesh tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë e kioska, duke zënë hapësirat publike, por të sistemohej në mënyrë të denjë.

“Nisin si shtojca të përkohshme dhe pastaj hedhin rrënjë. 30 vjet është një kohë shumë e gjatë për të qenë një situatë e përkohshme dhe kishte ardhur koha që tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë, nëpër kioska, duke zaptuar hapësirat publike, por të sistemohej ashtu siç është sistemuar në dyqane, për ta liruar këtë territor fantastik në një hapësirë për komunitetin”, tha ai.

Ky bllok ka një sipërfaqe rreth 13 ha, në të cilën mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3 katëshe dhe pallate 4-5 katëshe. Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut i cili paraqitet tepër i amortizuar. Gjithashtu pjese e projektit do jetë trajtimi i hapësirave publike si dhe ndërtimi i parkingjeve në brendësi të bllokut. Ndërkaq, zona e Tregut Elektrik është trajtuar si një zonë pedonale dhe me gjelbërim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura