Shqiptarët e Luginës kërkojnë më shumë përkrahje

Aug 31, 2012 | 17:06
SHPËRNDAJE

PRISHTINE-

Nishani me kreun e VV-se, Albin Kurti

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vijuar sot me agjendën zyrtare, me takime të veçanta me Zëvendëskryetarin e AAK-së, Blerim Shala, drejtuesin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti si dhe me një delegacion i zgjeruar shqiptarësh nga Lugina e Preshevës.

Gjatë takimit me kreun e VV-së, Albin Kurti, Nishani tha se, duke patur parasysh faktorizimin e kombit shqiptar në rajon dhe më gjerë, roli i Lëvizjes “Vetëvendosje” është i vlerësueshëm’’

Më tej Presidenti i Shqipërisë vuri theksin tek bashkëpunimi mes partive politike, me qëllim ofrimin e një vizioni sa më transparent e largpamës, si një domosdoshmëri dhe kërkesë e këtij realiteti të ri të pamohueshëm, në mënyrë që t’u shërbehet interesave të qytetarëve të Kosovës si dhe interesave madhore të kombit.

Nishani me Zëvendëskryetarin e AAK-së, Blerim Shala

Ndërkaq, gjatë takimit me Zëvendëskryetarin e AAK-së, Blerim Shala, Nishani vlerësoi  kontributin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në skenën politike, pa harruar të vërë në dukje rolin dhe sakrificat sublime të udhëheqësve të saj gjatë luftës për liri dhe pavarësi.

Nishani me shqiptarë të Lugines se Presheves

Në takimin me përfaqësinë nga Lugina e Preshevës, Nishani pasi dëgjoi kërkesat e tyre, theksoi se nga informacionet që ka nga Ministria e Arsimit, çështja e njohjes së diplomave po shkon drejt zgjidhjes.

Nishani apeloi që të mos hiqet kurrë dorë nga arsimi i brezit të ri në gjuhën shqipe, ndërsa siguroi përfaqësuesit se, institucionet shqiptare e kanë obligim për të parë mundësitë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Perfaqesuesit e Lugines kërkuan një bashkëpunim dhe përkrahje më të madhe për zgjidhjen e problemeve të tyre nga shteti shqiptar si: qarkullimi i lirë i qytetarëve, mungesa e prespektivës për punësimin, njohja e diplomave, diskriminimi dhe shpërngulja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura