Nis vaksinimi anti-COVID edhe në Korçë, Manastirliu: Së shpejti përfundojmë me të gjithë bluzat e bardha

Feb 27, 2021 | 10:29
SHPËRNDAJE

vaksinimi korce

Ka nisur kete te shtune procesi i vaksinimit antiCOVID edhe Korçë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, thekson se së shpejti përfundon vaksinimi i të gjithë bluzave të bardha.

“Sot nis vaksinimi edhe në #Korçë dhe së shpejti përfundojmë vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha? #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastriliu.

Ndërkohë edhe në fundjavë po vijon procesi vaksinimit në Tiranë, Berat, Fier, Vlorë, prej fillimit të vaksinimit janë administruar në total 10132 doza të vaksinës antivCOVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura