BATUTAT PA MIKROFON/ Berisha e Topalli fyejnë Metën: Je kokë e qelbur, primitiv, palaço. Kreu i Kuvendit: Jepni ilaçet doktorit. Noka, Ramës: Shko mbush hundët

Mar 6, 2015 | 14:53
SHPËRNDAJE

Debati i djeshem ne Kuvend ka degjeneruar ne fyerje dhe sharje pa mikrofon mes deputeteve. 

Ne disa raste ish kryeministri Berisha dhe ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kane fyer pa mikrofon kreun e Kuvendit Ilir Meta, i cili nga ana e tij jo pa ironi i ka kerkuar ministrit Beqaj ti jepte ilaçet doktorrit. 

Nga ana tjeter ish ministri Noka i ka thene Rames “te mbushe hundet”, duke aluduar per perdorim te droges, ndersa ky i fundit ka vijuar ta quaje Berishen “plaku Mere”. 

Panorama Online zbardh te gjitha batutat pa mikron qe nuk u degjuan ne televizor gjate debatit live dje ne Kuvend. 

Topalli duke iu drejtuar Rames dhe Metes

REPLIKAT NË KUVEND

Edi Paloka: Saimir Tahiri gënjen, sepse ka dijeni për ngjarjen 
dhe nxjerr gënjeshtar drejtorin e Policisë. Ministri i 
Brendshëm ka pritur vrasësin në zyrë.
Ilir Meta: Zotëri, kërko interpelancë me ministrin e 
Brendshëm.
Edi Paloka: Zoti Meta ik nga ajo detyrë dhe shkoni para
Drejtësisë. 
Ilir Meta: Ju lutem, mos bëni zhurmë! Mos e ulni nivelin e 
opozitës, mos bini në nivele kaq banale. Mos u sillni si kontingjente 
të rrugës. Zonja Topalli, ulu aty!
Jozefina Topalli: Çfarë thua mor, ik jep dorëheqjen, vrasës!
Ilir Meta: Zoti Beqja, lajmëroni urgjencën dhe shërbimin e 
shëndetit mendor. Ne do të kujdesemi për ju. Pesë minuta 
pushim, merrni ilaçet, qetësohuni dhe kthehemi prapë.
(Ndërpritet seanca me kërkesë të Metës, opozita godet tavolinat)

Gramoz Ruçi: I bëj apel opozitës, jemi para opinionit shqiptar 
dhe partnerëve që sapo braktisën lozhat e Kuvendit se 
nuk mund të jenë dëshmitarë të këtij inskenimi jo demokratik, 
por kjo është e drejta juaj.
Arben Ristani: Keni kërkuar të na vrisni.
Bedri Hoxha: Doni me na vra Mhillin, doni të na lini sa më 
pak në numër…
Sali Berisha: Tre muaj më parë, njerëzit që thirri Ilir Meta 
për të ma faturuar mua vrasjen e Tom Doshit ia përplasën në 
fytyrë siç e meritonte dhe unë e mora vesh dhe as që u shqetësova, 
as që u mora me të. Përderisa afera e vrasjes ishte midis 
jush dhe ju po e mbyllnit atë, nuk u mora, ndonëse ata patën 
dinjitetit të më çonin fjalë, të më thonë që: “Meta na thirri e na 
tha është Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj”. Çfarë 
ndodhi? Doli që një deputet kryesor juaji… dhe të garantoj zoti 
Paulin se kërkon të të përdorë Edi Rama si Tomën, se më keq 
se Toma do e pësosh po ia lejove vetes.
Paulin Sterkaj: Ti më njef mirë.
Ilir Meta: Zoti Berisha, mos kërcëno deputetët të lutem! Jemi 
kundër kanosjes…
Paulin Sterkaj: Ti e di që jam profesional në vendime.
Sali Berisha: Zotëri bën mirë të mos keqpërdoresh. Sterkaj 
bëj çfarë të thonë, unë një këshillë të dhashë, ti bëj të kundërtën. 
U denoncua kryetari i Kuvendit se ka organizuar vrasjen e dy 
deputetëve, nuk qe opozita, por pozita. Cili ishte akti i kryetarit 
të Kuvendit?
Ilir Meta: Po mor zotëri, e dije para tre muajsh dhe nuk e 
denoncove? Ke fshehur një tentativë për vrasje? 
Sali Berisha: E kam denoncuar në Parlament, merr regjistrat.
Ilir Meta: Po, por denoncohet në Prokurori, edhe nga ty, edhe 
nga çdo njeri. E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si 
aksioner pularie.
Edi Rama: Pi ujë, pi ujë.
Sali Berisha: Ta dish ti mirë, përderisa Tom Doshi, Edi Rama, 
Saimir Tahiri dhe Ilir Meta që ishin akuzuar direkt nga Tom 
Doshi, nuk merrnin asnjë masë, pa denoncimin tim për atë hilen 
tënde prej bizantini s’kishte ndonjë rëndësi të madhe për mua.
Ilir Meta: Mezi po priste të ndodhte vrasja brenda maxhorancës…
Flamur Noka: Kush po e bënte pra, ti e porosite…
Sali Berisha: Nëse unë mezi prisja, je i pamend, se unë s’e 
denoncoja këtu në Parlament, por pikërisht për të mos ndodhur 
vrasja e denoncova… Unë jam në këtë sallë i dënuar dhe i destinuar
për të denoncuar çdo akt.

***
Sali Berisha: Saimir Shullazi doli mbrëmë, pasi e përpunoi Bamin e tij me orë e orë të tëra, heshti tri ditë dhe foli duke përbaltur nga prokurori i Përgjithshëm e gjithë botën për të shpëtuar Ilir Metën. Ne kërkojmë që Ilir Meta, si i akuzuari kryesor për një akuzë që s’është dëgjuar 25 vite me radhë, më e rënda, të heqë dorë nga kreu i Kuvendit, të zbresë në deputet të thjeshtë dhe të nisin hetimet… Kjo është rruga më paqësore, rruga më në interes të çdo shqiptari. Jep dorëheqjen zotëri, se sot në botë nuk ka kryetar Parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë nga një deputet i maxhorancës!
Ilir Meta: Nga cili deputet jam akuzuar?! Kush deputet, të lutem?!


Jozefina Topalli:
Miku jot, që është në të njëjtin krah.
Sali Berisha: Nga zoti Tom Doshi…
Ilir Meta: Është miku juaj prej muajsh, mos u shqetëso!
Sali Berisha: Vetëm sa fakton shkallën e krimit. Sepse mor i mjerë kur arrin…
Ilir Meta: Kush është i mjerë?
Sali Berisha: Ai që mendon që mund të shesë Doshin si të Sali Berishës. Tom Doshi është njeriu më i sulmuar nga Sali Berisha bashkë me Koço Kokëdhimën këtu.
Ilir Meta: Ç’a propozimi ke, se s’po e kuptoj?
Spartak Braho: Të vijë Izet Haxhia këtu…
Sali Berisha: Propozimi im është ky: hapi rrugë hetimit, jep dorëheqjen nga Parlamenti, mos shfrytëzo votat e krimit, jep dorëheqjen! Je kokë e qelbur…
Ilir Meta: Mos ulërit doktor, të lutem. Jepjani ilaçet doktorit ju lutem, sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit, zoti Beqaj merrni masa.
Sali Berisha: Mos shfrytëzo votat e krimit për të ndenjur në krye të Parlamentit.
Ilir Meta: Të ta jap përgjigjen tani? Mbylle mikrofonin aty se tani do t’ia jap unë një përgjigje doktorit. Atëherë, unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dy herë nuk e jap dorëheqjen për Shkëlzen Berishën. Ta sqaroj më shumë, mos u bëj pjesë e puçit të pularisë me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksionerë. Po ta bëj këtë gjë në mënyrën më miqësore, për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin. Ti je i vetmi që beson më shumë te Toma se te Prokuroria. Që beson se një person i akuzuar për vrasje thotë të vërtetën para Tom Doshit dhe gënjen para Prokurorisë dhe Policisë.
Sali Berisha: Kjo alibi që kërkon është e turpshme, shi si po të tallin gjithë deputetët e tu, me radhë, për budallallëkun dhe marrëzinë që thua. Në qoftë se do të shesësh Doshin, s’e shet dot kurrë se ai s’ka e s’do ketë e s’ka patur lidhje. E di cili është Tom Doshi apo jo? Njeriu që ti e merrje me helikopter dhe fluturoje Alpeve…
Ilir Meta: Përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës.
Sali Berisha: Tom Doshin e merrje me helikopter qeveritar ti, dhe shtroje dreka e darka në të cilat merrje Edi Ramën nga një gjysmë ore në telefon se po drekoj dhe po ta marr. Morali ishte se po ta marr Tom Doshin. Më mirë jep dorëheqjen, mos e ço vendin drejt atyre situatave që vendi nuk duhet të shkojë…
Ilir Meta: Edhe ti të jesh i bindur se do përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Biles, Toma e ka gabim që do të bëjë parti të re e të harxhohet kot, ja ku e ka partinë.
Jozefina Topalli: Po ty si s’të vjen zor, o palaço!
Sali Berisha: Këto janë përpëlitjet e atij që po mbytet, por ti s’mund të mbytësh vendin për vetën tënde.
Ilir Meta: Zoti Berisha, nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën. Po deshe për ty bëj çdo gjë, por për Zenin e kam dhënë një herë. Për Zenin dhe Dritan Priftin. Tani se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit bashkë me Tomën, kjo nuk është çështja ime.
Sali Berisha: O primitiv, o primitiv. Unë u them shqiptarëve se ky është e zeza e vendit dhe pse, jam unë këtu ai që i kam thënë jep dorëheqjen, sepse Ramës i kanë kërkuar të arrestojë ty. Edi Rama e ka thënë këtë që i është kërkuar në kancelarinë gjermane. Edi Rama të ka dorëzuar dosjen ty, e kam verifikuar në tri burime, ti e ke marrë për ofendim. I kam shumë të sakta. I kam burime gjermane, shqiptare dhe të pavarura, dhe i kam thënë Metës, shko para Drejtësisë dhe unë të isha në vend të tij. I kishe thënë qeverisë sillni njeri të më hetojë. Mos mbaj me barrë krimin postin e kreut të Kuvendit. Si djallëzor, si burrë shpirtvogël që në vend se ta kuptonte këtë u fut në intriga nga më makabret. U fut të bindë të tjerët se Berisha do të vriste vëllanë, apo të tjerë.
Ilir Meta: Jo Sali Berisha, por kunati i Sali Berishës, këto i kathënë Tom Doshi dhe do verifikohen gjatë hetimit. Po të ishte për ta trilluar, ne thoshim se do të paguante Shkëlzeni, se do ishte më e besueshme, jo kunati. Dhe kunati jot, zor se mund ta bëjë atë gjë se është njeri i nderuar më thonë.
Sali Berisha: Kunati im është një biznesmen.
Ilir Meta: Ore, e ka përmendur Toma kunatin tënd, s’e kam përmendur unë… Do të sqarohet gjatë hetimeve. Ti je mësuar t’i mohosh, mohon kunatin, baxhanakun…
Sali Berisha: S’i kalon dot me këto. Ti qelbesh në erë në gjithë Shqipërinë. S’kalon dot me këto, ti je koka e krimit. Po rri rehat. Agim Rama që ishte marrë më parë, ishte një i LSI-së, sikundër Bami është i LSI-së.
Ilir Meta: Ke parë shumë keq nga LSI-ja ti.
Edi Rama: Kthehu andej, shif para! Sali Berisha: Ik more, rri rehat aty ti…
Flamur Noka: Mbushi hundët, mbushi…
Sali Berisha: Ai që ka marrë paret ishte një i LSI-së. Këto janë të turpshme, more djalë. Ik jep dorëheqjen! Ne kurrë nuk do pranojmë që Parlamentin ta drejtojë një njeri i akuzuar për dy vrasje.
Ilir Meta: Po normal, se ju doni që Parlamentin ta drejtojë Tom Doshi dhe Durim Bami. Te partia e Tomës do të përfundoni, tani që ndërroi versionin ka kaluar me ju, është normale.
Sali Berisha: Nëse do të shpëtosh me këto, nuk shpëton dot.
Ilir Meta: Ti Jozefinë dil me Tomën në fushatë, se do marrësh shumë vota.
Sali Berisha: Jep dorëheqjen, të hetohet, se nuk të shpëton as trillimi se Doshi kalon djathtas, as Vangjeli që e çon me taksat e shqiptarët të thotë si papagall se je i pafajshëm, as Tahiri që takon njeriun e porositur për vrasjen dhe e bën mik, herën e parë i tha: Po ti qenke idiot i tha, a e di që të vrasin në këtë mënyrë… Çfarë i tha Bami? “Po më vrasin, por më jep një revole”.
Bashkim Fino: Po ti, nga i di këto gjëra?!
Sali Berisha: Po i di mirë unë këto gjëra. S’ka qenë vetëm me të… për Tahirin s’ka nevojë të akuzoj, se akuzon veten Tahiri.
Ilir Meta: Ty të akuzoi gjysma e partisë që ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe ne s’ta kemi thënë ndonjëherë.
Sali Berisha: Unë s’po akuzoj njeri. Të ka akuzuar Tom Doshi. Ke bërë dhe një veprim shtesë, ke thirrur familjarët e Fufit.
Ilir Meta: Po më thirri Prokuroria, do të shkoj. Ça shqetësimi ke ti? Nuk ke shqetësim zbardhjen e ngjarjeve, se kishe vajt në Prokurori.
Sali Berisha: Ngjarjet nuk zbardhen me ty kryetar Kuvendi, nuk ka hetim për 700 mijë euro që dhe dorëheqjen herën e parë.
Ilir Meta: E dhashë prej Shkëlzeni dorëheqjen. Se Shkëlzeni ishte në videot e Priftit, ti e di shumë mirë dhe më the shiko ça më ka bërë ky budallai, vazhdo me mendjen e Shkëlzenit, çfarë të të bëj unë ty?!
Sali Berisha: Mos mendo se do t’i kalosh me këto gjëra se e zhyt veten më thellë…
Ilir Meta: Ke ndonjë propozim konkret?!
Jozefina Topalli: Ik, ik, jep dorëheqjen!
Ilir Meta: Të ikë doktori?! Në asnjë mënyrë, të mos ikë…
Paulin Sterkaj: Zoti Berisha s’ka burrë në Shqipëri që mund të më përdorë. Ishalla nuk më vë mua gishtin, se po më përdore edhe mua si viktimë është keq puna, se ka pasoja.
Sali Berisha: Hiqi bodigardët nga këtu!
Edi Rama: Uli bodigardët e tu, këta deputetët!
Ilir Meta: Të ulen edhe rojet e Parlamentit, edhe rojet e Berishës.
Sali Berisha: Jep dorëheqjen, dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës…
Ilir Meta: Për shkak të Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit edhe më thoshe që ça t’i bëj këtij budallait se me turpëroi.
Sali Berisha: Ti, lidhjet e krimit i konsideron forcën tënde, por unë të them jep dorëheqjen dhe jepi mundësi drejtësisë të të hetojë, se ajo kokë e qelbur që qëndron në krye të Parlamentit po kundërmon jo vetëm në Europë, por edhe në gjithë botën.
Ilir Meta: Jepjani ilaçet urgjent, ju lutem!
Sali Berisha: Mos mendo se do e kalosh këtë që i bëre vendit duke bërë alibi, po mbledh mbi vete përgjegjësi gjithnjë e më të tmerrshme.
Edi Rama: Merreni plakun Mere, merreni për kahu! Jozefinë, hajde afër plakut… Ilir Meta: Ulu tani se po të merret goja, ulu tani, unë dua që ai ta ruajë imazhin e vet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura