Nis ‘Popullimi’, regjistrimi i shtetasve dhe banesave në gjithë vendin

Nov 27, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar nisjen e procesit të regjistrimit të shtetasve dhe banesave në gjithë vendin.

“Nga sot fillon Popullimi, regjistrimi i shtetasve dhe banesave ne te gjithe vendin. Themel per vendin dhe shoqerine!”- thekson ministri Tahiri, duke bërë sqarime për procesin në profilin e tij në Fb, ndëkohë që paradite e njoftoi këtë gjatë një konference në prani edh etë numrit dy të qeveriës, Peleshit.

Sipas Tahirit, “Pyetjes ku banon, nuk mundet me ti pergjigjemi me “te pallati me shigjeta” ose “te tregu”. Pyetjes sa jemi, nuk mundet me ti pergjigjemi me “afersisht 3 milion”.

regjistrimi

Tahiri ka theksuar se mbi 30% e Shqiperise eshte në erresirë, pasi nuk janë të regjistruar adresat e shtetasve. Ai kujton se ka pafundesi rastesh kur 2 rruge jane me të njëjtin emer.

Ministri tha më tej se nuk mund te kemi më dy Shqiperi, një në realitetin e përditshëm, dhe një në letrat e shtetit.

Gjatë fjalës që mbajti në konferencë, Tahiri kujtoi se mungesa e të shënave të sakta sjell probleme edhe me listat zgjedhore.

“Ju shumë mirë e dini që në lista zgjedhore jeni mësuar gjithë këto kohë të keni kodin specifik, 999. Ata janë shtetasit që janë në listën zgjedhore, po nuk dihet ku banojnë. Jemi mësuar gjithë këto kohë të dimë kanë njerëz të identifikuar që votojnë në këtë kuti, ka njerëz të identifikuar në letër, që duhet të votojnë në këtë kuti. Se janë emigrantë apo jo, se janë njerëz që u ka ngelur banesa në letra te ajo qëndër votimi, po janë në qyteti tjetër. Se janë njerëz që nuk ekzistojnë, kjo nuk dihet. Kjo cënon parimet e sistemit zgjedhor, barazinë e votës së qytetarëve dhe ka shërbyer si shteg për manipulimin e zgjedhjeve, me shtetas që ekzistojnë vetëm në listë por jo në territor”, tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura