Nis aksioni opozitar, Basha lajmërim të rëndësishëm deputetëve të rinj

Jul 25, 2017 | 17:24
SHPËRNDAJE

Pas fitores së thellë dhe besimit që mori nga anëtarësia për të drejtuar edhe për një tjetër mandat Partinë Demokratike, kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë të parën mbledhje me të zgjedhurit e rinj.

Lulzim Basha fitore pd

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije se paraditen e nesërme në orën 11:30, kryedemokrati Basha do të mbledhë deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Pritet që në këtë mbledhje të parë të grupit parlamentar të PD-së, Basha të japë porositë për aksionin opozitar dhe përballjen me një shumicë që sipas tij nuk është legjitime, pasi doli nga zgjedhje të blera nga droga e krimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura