Ngjarje e rëndë/ Vdesin në vend dy aktorë, ranë nga ura duke xhiruar filmin

Jan 18, 2020 | 8:49
SHPËRNDAJE

Dy aktore gjejne vdekjen ne vend, pasi rane nga nje ure teksa ishin duke xhiruar një pjesë filmi. Ngjarja e rende ndodhi ne Meksike dhe sipas CNN viktima mbeten aktorët Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera. 200117180400-sin-miedo-a-la-verdad-actor-split-exlarge-169

Ata ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti. “Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona,”- thuhet ne nje deklarate te leshuar pak pas lajmit te hidhur.
Po behen hetime lidhur me rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja dhe nga ana tjeter edhe produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti. Ata ishin ne shesh xhirimi per sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura