Nga varianti britanik i virusit deri tek shtrëngimi i masave, flasin ekspertët: Ja çfarë pritet të ndodhë

Feb 24, 2021 | 23:24
SHPËRNDAJE

Në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet mbi situatën e COVID-19 në vend. Mjekët, Dritan Ulqinaku dhe Ilir Alimehmeti folën për variantin e britanik të virusit, që dyshohet se mund të jetë prezente dhe në vendin tonë.

real-storyyy-3-683x450

Ulqinaku tha se deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare se varianti britanik i virusit mund të ketë mbërritur në Shqipëri, megjithatë sipas tij dyshimet mbeten.

Ndërsa mjeku Alimehmeti shprehet i bindur se ky variant ka mbërritur në Shqipëri dhe për këtë ai renditi disa arsye.

 Dritan Ulqinaku: Jo. Jemi në pritje. Mund të themi se kemi dyshuar, ka ditë që kur nisi të rritet numri i rasteve. Kemi dyshuar se ka diçka që nuk shkon dhe dyshimet tona kanë qenë se ka ardhur varianti i britanik i virusit, për shumë arsye. Ndër të cilat janë infektimi i moshave të reja, numri i vdekjeve. Nëse nuk e marrim të konfirmuar nga një laborator reference, nuk e themi zyrtarisht se kemi prezencë të këtij virusi. Por dyshimet janë”, u shpreh Ulqinaku.

 

Ilir Alimehmeti: Që është është. Kemi disa arsye për ta thënë këtë. 20% kanë dalë në Puglia me variant britanik. Jemi të qëndrueshëm në këtë moment. Nga pikëpamje e gjendjes klinike, e zgjatjes së sëmundjes, ky variant është si ai i mëparshmi, vetëm trasmetueshmërinë e ka më të lartë. Pra gjithsesi graviteti nuk duhet të ketë ndryshim. Në nivel individual unë do shqetësohesha nëse do të sëmuresha”.

Nesër, datë 25 shkurt, përfundon dhe afati i orës policore të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Duke iu referuar situatës ekspertët mendojnë se mund të kemi një mbyllje më të ashëprsuar, pra duke u konvertuar nga ora 20:00 që është aktualisht në orën 18:00. Por mjeku Dritanin Ulqinaku dhe në cilësinë e zëvëndës drejtorit të ISHP-së tha se nga informacionet që ka mund të mos ketë shtrëngim të masave.

“Ajo që mund t’iu them është se mund të shoh gjysmën e asaj ë sheh Komiteti Teknik. Nuk e kam informacionin e plotë se sa shtretër janë të lira, unë shoh vetëm numrin e rasteve të reja, grupmoshat, rrethet më të kontaminuara, por aspekti i hostipalizimit nuk e përpunojmë ne. Ne kemi informacion të detajuar. Në gjykimin tim, nuk besoj se do të kemi një mbyllje më të fortë. Duke qenë se këto tre javë kemi një rënie të lehtë, të paktën nga këndvështrimi epidemiologjik, nuk kemi një agravim të situatës”, u shpreh Ulqinaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura