Nga tradhtia tek fëmija i paligjshëm, Cardi B sqaron arsyet e ndarjes: Nuk kam derdhur asnjë pikë lot

Sep 19, 2020 | 20:08
SHPËRNDAJE

Cardi B ka ka folur rreth thashemeve që u përhapën rreth divorcit të saj, pas reperja e famshme vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj Offset.

Teksa falenderoi fansat për “të gjithë dashurinë dhe lutjet”, ajo u shpreh: “Megjithatë, nuk më duhen vërtet. Jam mirë. Doja t’iu bëja të ditur se skam derdhur asnjë pikë lot. Këtë herë nuk kam qarë. Ju doni të dini pse?”

Ndërsa vazhdoi të shpjegojë arsyen: “Arsyeja e ndarjes sime nuk është asnjë prej atyre gjërave që është thënë në media. Nuk është për shkak të tradhtisë. Ka njerëz që thonë se ai ka fëmijë me një tjetër. Është një gënjeshtër.”

Cardi B tha se ishte lodhur duke dhënë shpjegime, teksa shtoi se vendosi të ndahej pasi kuptoi se marrëdhënia mes tyre nuk ishte më e njëjta.

“U lodha duke mos i parë gjërat në sy. Kur ndihesh në të vërtetë se gjërat nuk janë më njësoj, përpara se të tradhtohesh me të vërtëtë, do preferoja të largohesha,”– rrëfeu ajo.

Reperja sqaroi se gjithashtu nuk e bëri kërkesën për divorc për ti bërë reklamë albumit të saj të ri.

“Kam qenë me këtë njeri për katër vite. Kam një fëmijë me të, kam një familje me këtë njeri. Ndonjëherë thjesht lodhesh nga debatet. Jo lodheni ndonjëherë dhe para se të ndodhë diçka, largoheni,”- përfundoi reperja.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura