Nga Striniç te Kasano, kur klubi të shpëton jetën

Aug 20, 2018 | 10:31
SHPËRNDAJE

Problemi i Ivan Striniç nuk është i pari në historinë e futbollit, e fatkeqësisht nuk do të jetë as i fundit. Kroati ka probleme në zemër dhe do të mungojë për një kohë të pacaktuar. Rasti i tij nuk është një risi edhe për mjekët e Milanit. Siç kujton edhe “Corriere Dello Sport”, “MilanLab” në të kaluarën u ka shpëtuar jetën edhe disa futbollistëve të tjerë.

Strinic

Rasti i parë ishte ai i Antonio Kasanos. Barezi në vitin 2011 pas një transferte me Milanin në Romë, i nënshtrohet një serie analizash rutinë, të cilat konfirmojnë një problem në zemër. Lojtari ankonte disa shqetësime në nivel cerebral, çka ishte një pasojë e një vrime në zemër, të cilën stafi mjekësor kuqezi e kuroi me sukses, duke e kthyer lojtarin në aktivitetin e tij normal si futbollist profesionist.

Kasano

Pas Kasanos, tre vite më pas ishte radha e Xhonatan Biabianisë. Lojtari duhet të transferohej nga Parma te Milani në merkaton e verës së vitit 2014. Në testet laboratorike që duhet të paraprinin firmën në kontratë, francezit i diagnostikohet një aritmi, nga e cila nuk kishte vuajtur kurrë më parë. Edhe Biabiani kurohet për t’iu rikthyer më pas aktivitetit normal sportiv, teksa sezonin e ri do ta zhvillojë me fanellën e Parmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura