“Nga sot mos u frikësoni më të …”- Ishte infektuar me COVID-19, menaxheri i Babastars flet për gjendjen e tij: Jeta është sprovë

Jun 29, 2020 | 16:14
SHPËRNDAJE

Menaxheri i Babastars ka folur për gjendjen e tij pasi u infektua me koronavirus.

Dekorim Sahiti ka njoftuar se pas ditëve në izolim është tashmë ‘i lirë’ nga COVID-19.

Ai tha se sot mori testet e tamponit dhe rezultoi negativ ndaj koronavirusit.

Duke u bërë thirrje njerëz që të mos frikësohen më për ti folur, Sahiti u shpreh se jeta është një sprovë dhe uroi që kjo situatë të kalohet sa më shpejt.

Dekorim Sahiti rezultoi pozitiv me virusin në 16 qershor. Por menaxheri i Babastars në atë kohë tha se gjendja e tij shendetesore ishte e mire dhe se u vetëizolua.

 

Postimi i plotë:

Shoqëri e dashur..

Nga sot jam COVID Free??

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol ?♥️

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura